Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke vazhduar raportimin e tij para deputetëve rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Kurti ka thënë se draft-statuti nuk është “zajednicë”, ndërsa ritheksoi se është i gatshëm të nënshkruajë për draft-statutin për Asociacion, transmeton Telegrafi.
Ai po ashtu tha se Vuçiqi ka nënshkruar me PDK dhe LDK, por jo edhe me të.
“Edhe njëherë po e ritheksoj, unë jam edhe i gatshëm për nënshkrim edhe i interesuar, Beogradi nuk po do të nënshkruaj me mua. Ka nënshkruar edhe me PDK edhe me LDK. Aman më tregon se si ja keni bërë që ta mësoj edhe unë? Dilni në foltore e më njoftoni sinqerisht e mundësisht edhe kolegialisht e vëllazërisht, si ja keni bërë që me juve nënshkruante? Mua po më ikë, nuk po nënshkruan, po shpallë zgjedhje. Në dialogun e juaj ai ishte konstant e në Kosovë mbaheshin zgjedhje, tash, unë jam konstant e në Serbi mbahen zgjedhjet”, deklaroi Kurti.
“Qëndrimin për përputhshmërinë draft-statutit do ta japë Gjykata Kushtetues, por unë do të japë disa vlerësime politike të mija: E para drafti në vlerësimin tim politik e ndërprenë trashëgiminë mosnjohjes që ishte në marrëveshjet 2013. Drafti ka qartësi sa i përket njohjes si një shtet i pavarur, me të cilin serbët do të jetojnë. Nuk është ‘Zajednica”, siç e parashihnin marrëveshjet e 2013 e 2015. Drafti e mbyllë hapësirën që serbë të ju jep ndjenja për një luftë territorial”, tha ai.
urti pohoi se draft-statuti e bën të qartë se vendi është republikë dhe e ardhmja është bashkëjetesa dhe kjo i bie që Serbia të heq dorë që serbët mund të kenë autonomi jashtë ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës.