Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit, pasi marrëveshjet ndërkombëtare nuk po votoheshin.
Krasniqi ka kërkuar që të bëhen bashkë për ta shpërndarë Kuvendin e që vendi të shkojë në zgjedhje.
Fjalimi i Memli Krasniqit:
Në mandatin e juaj nuk i punojnë as pajisjet. Jam njoftuar publikisht edhe si deputet edhe si kryetar i partisë që të merremi vesh që ta bëjmë një mocion që ta shpërndajmë këtë Kuvend. Jeni thirr në 51%, s’jeni në gjendje ligje me kalu, amandamente me kalu. Është bllokim total i punës së brendshme, e mos të flasim për izolimin e jashtëm. Do të ishte fer që me pas një diskutim e jo dakordim e me 2/3 e të gjithë deputetëve me u marrë vesh me shpërnda këtë legjislaturë me shku në zgjedhje të reja brenda 45 dite. Le të vendosin qytetarët a janë me vazhdu Kosova në këtë rrugë që e keni qu ju si qeveri, apo kanë ide tjetër. Nuk iu kanë votuar për këtë rrugë të theqafjes që e keni dërguar këtë vend. S’keni as shumicë parlamentare me kalu një ligj, mendoj që është e domosdhsme sot me pas dakordim politik në këtë parlament edhe me shku në zgjedhje të reja. Këtë ua thashë prej këtu.