“Kurti dhe Vuçiq non-grata nëse nuk përmbushin kërkesat e ShBA-së deri në korrik”

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Jeton Kelmendi pret që deri në korrik nëse nuk ka një ulje të tensioneve dhe progres në dialog atëherë Kurti do të shpallet non-grata nga ShBA-të, dhe njejtë do të veprohet edhe me Vuçiqin.

“Jo rastësisht janë përgatitur lajmet për Vuçiqin dhe lidhjet e tij me krimin sepse amerikanët i paraprijnë gjërave”, tha Kelmendi në Kanal10.

Ai tutje tha se këto ditë do të fillojë tërheqja e forcave policore dhe kryetarët e komunave nga objektet komunale dhe në shtator do të këtë zgjedhje në komunat veriore.

Kelmendi tha se mund të këtë edhe zgjedhje të përgjithshme sepse Kurti e do këtë pasiqë qëndron mirë në sondazhe.