I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirolslav Lajçak ka folur për situatën e tensionuar ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Lajçak u ka bërë thirrje të dyja palëve që të kontribojnë në shtensionimin e situatës, në të kundërtën do të ketë viktima.
“Nëse nuk arrijmë ta shtensionojmë [situatën], do të kemi viktima”, tha ai.
Lajçak tha se takimi për menaxhimin e krizave në Bruksel do të mbahet, pavarësisht deklaratave të liderëve të Kosovës dhe Serbisë.
“Nëse do të refuzohej do të kishte pasoja serioze dhe negative”, tha ai, duke shtuar se takimi – që sipas tij do të mbahet shumë shpejt – do të fokusohet vetëm në menaxhimin e krizës aktuale.
Ky diskutim vjen dy javë pasi Escobar dhe Lajçak qëndruan në Kosovë dhe Serbi për të ndihmuar palët që të ulin tensionet.
Ata i paraqitën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti tri kërkesa: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe, dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga BE-ja.