Daçiç: Nëse s’na e jepni Mitrovicën, për çfarë do të flasim atëherë

Ivica Daçiq, ka thënë se çka me e taku përfaqësuesin e Bashkimit Evropian e as Miroslav Lajçakut që të përcaktojnë rezultatin e dialogut Prishtinë-Beograd paraprakisht.

Daçiq ka thënë se dialogu është i një rëndësie vitale dhe shumë i rëndësishëm për Serbinë në periudhën e ardhshme, derisa ka shtuar se Miroslav Lajçakut, si përfaqësues Special i BE-së, për dialogun ka anët pozitive dhe negative.

Sipas tij, pozitive është se Lajçak e njeh situatën mirë dhe vjen nga një shtet që nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Por, Daçiq thotë se nuk është në favor të Serbisë fakti që Miroslav Lajçak është kundër idesë së korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve dhe thotë se për këtë gjë do ta thërrasë në telefon Lajçakun për t’i treguar që nuk i takon atij të përcaktojë rezultatin e dialogut.