Shumë interesante Arlind Beqiri është Sabri Fejzullahu Junior.. (VIDEO)

Në jetë është serioz, madje studion për “Shkenca Politike”, por brenda vetës ka shumë talent dhe dëshirën e madhe për ti bërë njerëzit të qeshin.

Arlind Beqiri është 20 vjeçari që po e habitë publikun me ngjashmërinë identike që ka me legjenden e muzikës, avangardin e dikurshëm – Sabri Fejzullahu.

Në pamje, Arlind Beqiri është kopja e përsosur e Sabri Fejzullahut kur ishte i ri, e sikur të mos mjaftonte kjo, ai këndon krejt si yllini skenës sonë, shkruan Kosovarja.

Videot dhe fotot e të riut që ngjanë me Fjezullahun, fillimisht janë bërë publike në rrjete sociale, e më pas ai pati një paraqitje televizive në “Studio A” me Adelina Hasani, e cila e quajti Arlindin “Sabri Fejzullahu Junior”.

Arlind Beqiri tha se gjithçka çfarë bënë sa i përket imitimeve, ka të bëjë vetëm me dëshirën për ti parë njerëzit duke qeshur.