Përveç Thaçit, edhe Kadri Veselit iu vazhdua paraburgimi në ditën e përvjetorit të pavarësisë

Më 17 shkurt, pikërisht në përvjetorin e 15-të të pavarësisë së Kosovës, iu vazhdua paraburgimi nga Gjykata Speciale ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rastësi apo jo, pikërisht në këtë ditë paraburgimi iu vazhdua edhe Kadri Veselit, transmeton Nacionale.

Në vendimin e publikuar në faqen e Gjykatës Speciale, arsyet e vazhdimit të paraburgimit janë komplet të njëjta sikur herave të tjera.

Rreziku i ikjes, ndikimit në dëshmitarë e mundësia e arratisjes.

Krerët e UÇK-së janë në paraburgim tash e 2 vjet e gjysmë.