Faruk Statovci dhe Abedin Zeka janë për leshur fiz ikis ht pas një debati të ashpër në emision. Ishte një debat i tensionuar mes dy panelistëve, të cilët vazhdimisht kishin kundërshtime të mëdha mes tyre.
Ishte zotëri Zeka ai që e kër cënoi Statovcin.
“Pas emisionit të tregoj kush është më i forti”, duke i drejtuar moderatorit se pse thërret këso njerëz në debat. Pas kërc ëni mit Statovci i tha se: “Le të kryhet kur dush emisioni, veç atij nalt i tutna, Zotit”.
Derisa, lajmin për përl eshje pas emisionit e ka bërë të ditur moderatori i emisionit “Kampionët”, Lorik Gashi.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Gashi shkroi se debati i tensionuar ka vazhduar edhe pas përfundimit të emisionit.
“Në emisionin e fundit për këtë vit kemi diskutuar për (mos) licencimin e FFK-së, por debati i tensionuar, fatkeqësisht ka vazhduar edhe pas përfundimit të emisionit. Megjithatë, të ftuarit e tjerë dhe stafi kanë ndërhyrë për të evituar atë që s’duhet të ndodhte mes zotërinjve Zeka dhe Statovci. Më vjen keq për atë që ka ndodhur dhe shpresoj ta vazhdojmë debatin për të gjitha temat e sportit në vitin tjetër” – shkroi ai.