Milan S. Protiq, ish-ambasador i Beogradit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicër e që me profesion është historian, ka thënë se “Serbia nuk përfiton asgjë nga plani franko-gjerman”.
Gjatë një interviste për Nova.rs, ai ka thënë se është gabim mënyra sesi Serbia flet me Kosovën. Thotë se ka një mënyrë tjetër – “Serbia të flas me BE-në dhe SHBA-në”, duke e injoruar Kosovën.
“Bashkëbisedues i Beogradit nuk duhet të jetë Prishtina, por Bashkimi Evropian. Duhet të jetë në radhë të parë bashkëbiseduesi, dhe së dyti SHBA. Gjithçka që kërkon Serbia mund të merret vetëm nga BE-ja apo SHBA-ja, Prishtina nuk ka çfarë t’i ofrojë Serbisë”, ka thënë ai.
Ish-ambasadori serb teksa ka folur për planin franko-serb, thotë se “s’ka asgjë serioze në të”, sipas tij “Kosovës i sigurohet një njohje ndërkombëtare”.
I sugjeron Beogradit që mos ta pranojë këtë, por njëkohësisht nuk i ka pëlqyer ideja që serbët e Kosovës të largohen nga institucionet.
Protiq ka deklaruar se “serbët kanë pasur pushtet në Kosovë”, ndërsa “tash nuk kanë”, thotë ai.
Në këtë linjë thotë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk është iu siguron asgjë më shumë serbëve, transmeton Gazeta Express.
“Më duhet të them se Asociacioni i Komunave Serbe është absurditet i plotë. Serbët në Kosovë nuk do të kenë më mirë nga kjo, sepse është para së gjithash një njësi jo kompakte, por territore të shpërndara nëpër Kosovë dhe kjo nuk ju garanton asgjë. Kjo është loja e parë. Për të mos thënë se shqiptarët një ditë do ta kërkojnë atë në jug të Serbisë. Këto janë argumente të kalbura që e shkatërrojnë dinjitetin e Serbisë”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, aspiratat e Serbisë është Bashkimi Evropian duke insistuar se vetëm me perëndimin duhet të flas Serbia.
Ka folur edhe për kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, duke thënë se “krenohet me një anglishte”, që sipas historianit serb “është mesatare”, ndërkaq për krerët e luftës Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinaj propagandon duke i quajtur “kriminelë të rëndë”. /Express