Vije reagimi nga LDK pas raportimit se kanë arritur marrëveshje me LVV-në

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati, mohon raportimet në media për arritjen e një marrëveshje në parim për formimin e institucioneve me Lëvizjen Vetëvendosje.

 

Në një bisedë për Gazetën Express, Ferati deklaroi se “sot janë pranu nënshkrimet dhe si sekretariat po merren me verifikimin preliminar të nënshkrimeve dhe me të gjitha procedurat tjera statutare për përgatitjen e kuvendit të jashtëzakonshëm”.

Ndërsa demantoi një marrëveshje të arritur në parim mes Kurtit dhe Abdixhikut për bashkëqeverisje, thotë se “nuk e ka asnjë informacion nga kryetari Abdixhiku lidhur me raportimet në media, anipse gjithëditën kanë qenë në seli bashkë me bashkëpunetorët”, përfundoi ai.