Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, po kërkon nga presidentja Vjosa Osmani që të kthehet në format që ajo di, dhe të ruaj elektoratin rugovist që të mos shpërndahet.
Geci thotë se, shkaqet qe elektorati i LDK-së, shpërtheu si vullkani duke i dënuar me votë ‘rrencat dhe tradhtarë e më shumë se një dekade’ u detyruan që pa dashje rugovistët të gjejnë alternativa të tjera dhe gjetën Vjosa Osmanin si alternativën e vetme, prandaj ajo i morri 350 mijë vota.
“Shkaqet që elektorati i LDK-së shpërtheu si vullkani duke i dënuar me votë rrencat dhe tradhtarët e më shumë se një dekade, e që edhe sot janë të njëjtit pa ndryshuar asgjë, i detyruan Rugovistet dhe prapë po i detyrojnë që pa dashjen e tyre të gjejnë alternativa tjera që të mos i shpërndajnë votusit Rugovjan nëpër parti tjera, por si alternativ të vetmen Rugovistet gjeten Vjosa Osmanin të mbështeten te ajo dhe Partia Guxo e sajë, e cila barti me vete dhe i futi nën sqetull 350 mijë votus Rugovian të cilët e bënë kryetare të Shtetit, të gjithë të përjashtuar nga klani i Rrahman Morines, Hysamedin Azemit, dhe Ali Shukrisë alias Isa Mutafes, Gimo Mutaqit, dhe Luto Gellit klan ky i cili e lidhi fatin e Kosovës me spiunin e DGES dhe UDB-s alias Polarin e Brojes dhe rrethit të tij së bashku me filo sllavet Edi Kristaqin dhe Baton Haxhiun, ‘Stanishiqin’, dhe rrethi i tyre, të betuar për t’ia kryer amanetin e Rankoviqit për ndarjen dhe shkatërrimin e Kosovës”, thotë Geci.
Sipas tij, “ky klan i LDK-së mbështetur fort nga pronto mafia dhe SHIK-u i PDK-së, që të gjithë së bashku u bënë milioner duke zhvatur e plaçkitur atdheun e shqiptarëve Kosovën tonë të shtrenjtë”.
Ai tregon arsyen e vetme që Klani i prontomafisë e përjashtoi Vjosa Osmanin.
“Njëra nga arsyet pse u përjashtua Vjosa Osmani nga LDK-ja ishte pse nuk ua votoi treshes të Rrahman Morinës, Hashimin President. Arsyja tjetër ishte ngase ju frikësuan se Vjosa do ua merrte pa dyshim LDK-në dhe me të ardhur Vjosa në krye të LDK-së, ajo kurrë nuk do lejonte tradhtinë dhe ndarjen e Kosovës, si dhe ‘zajednicen’ e nënshkruar nga tradhtaret me emra të përmendur lart këtij shkrimi”, thekson Geci në një shkrim dërguar gazetës “Bota sot”.
Sipas tij, fundosjen e LDK-s dhe Kosovës e nënshkruan “kopilët e rritur brenda LDK-së ishte projekt i shërbimeve të njohura SHIK-ut dhe UDB-së”.
Ai shton se, fatkeqësia është se në LDK asgjë s’ka ndryshuar.
“Kuptone o njerëzi se LDK-ja është ende në koalicion me vrasësit e proamerikanëve të LDK-së, dhe asgjë nuk ka ndryshuar, por është e kapur dhe uzurpuan nga të njëjtit, nga ata që e privatizuan LDK-në e shkatërruan derisa e sollën në 12%”.
“Nga pamundësia për të ndryshuar LDK-në, elektorati Rugovian nuk patën durim t’i duronin më tej tradhtitë dhe rrenat e njëpasnjëshme që i bëheshin LDK-së dhe programit biblik të saj, Statutit të LDK-së, i punuar nga ballisti i urtë i lapsit dhe mendjes Ibrahim Rugova”, pohon Geci.
Në fund, ai thotë se akterët servilë e tradhtuan interesin kombëtar, me marrëveshje të dëmshme që ia ka parë sherrin tërë Kosova.