Muhamet Hamiti, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se liberalizimi i vizave nuk është punë e kryer.
Ai ka akuzuar opozitën e vitit 2016, duke thënë se në atë kohë liberalizimi ishte pothuasje punë e kryer, por për shkak të veprimeve të saj, u shty ky proces.
Hamiti ka thënë se nëse ndodhë liberalizimi, Lëvizja Vetëvendosje do të marrë merita për shtyrje të tij.
Reagimi i Hamitit në Facebook:
Liberalizimi i vizave të BE-së për Kosovën nuk është punë e kryer. (Jo pse kosovarët nuk e meritojnë!).
Më 2016 liberalizimi ishte afër, pothuaj punë e kryer. Mbasandej, shkaku i veprimeve politike dhe jopolitike (të dhunshme, në Kuvendin e Kosovës) të partive opozitare të Kosovës atëherë, u shty kjo punë.
Një prej këtyre partive (e regjimit të ri, ‘Krejt dhe drejt’) është në pushtet tash. Nëse bëhet liberalizimi – urojmë dhe shpresojmë të bëhet – partia në pushtet do të marrë merita për shtyrje të liberalizimit. Më saktë për liberalizim të vonuar.