Nagavci: Kemi kërkuar nga Ministria e Financave që pagat të jepen në avans për kompensimin e orëve

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se kanë dërguar propozim në Ministrinë e Financave që të bëhet pagesa në avans për orët e humbura.

Nagavci thotë se kjo pagesë do të bëhet vetëm nëse marrin garanci që secila ditë e planifikuar me kalendarin e ri mësimor për orët e humbura do të respektohet.

“Ne kemi dërguar propozimin në MF që të bëhet pagesa në avans me pritjen dhe garancinë që secila ditë e planifikuar me kalendarin e ri do të respektohet”, tha ajo.