Një gazetar e ka pyetur Donika Gërvallën se si e ka parë vendimin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
Gërvalla tha se sot janë takuar për të nderuar kujtimin e heroit të Kosovës, duke lënë temat e tjera për një moment tjetër.
“Jemi takuar për të nderuar sot kujtimin e heroit të Kosovës. Të gjitha temat e tjera kemi mjaftueshëm kohë t’i diskutojmë”, u shpreh Gërvalla.