Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ka udhëtuar drejt New Yorkut së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj, Gresa dhe Besiana Behluli, fill pas largimit te kenges Mora Fjale nga platforma online.
Ka qenë vajza e saj, Gresa Behluli, ajo që përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se familja do të marrë pjesë në premierën e një filmi.
Në njoftimin e saj thuhet se filmi sjell në ekran Luftën e Kosovës dhe krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullit të Kosovës./Klankosova.tv