Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka thënë se nuk e ka në plan që të largohet nga kjo parti.
Rrahmani në emisionin tha se mandaten e deputetit do ta përfundojë si pjesë e Vetëvendosjes.
“Nuk besoj që do të ketë të paktën me aq sa kam parë dhe diskutimet që i kemi mes vete si kolegë deputetë, nuk është që kam parë indikacione që dikush mund të largohet. Po flas personalisht që as nuk e kam plan ta bëjë një gjë të tillë, për shkak se votuesit që më kanë votuar, unë kam garuar në petkun e LVV-së dhe mandati im do të përfundojë në LVV”, deklaroi ai.
Po ashtu, Rrahmani thotë se pas përfundimit të mandatit do të vlerësojë punën e tij dhe do ta shoh se a do të vazhdojë edhe më tej.
“Do të mundohen deri në fund të mandatit të jap kontributin tim maksimal që të ketë një qeverisje dhe një punë në Kuvend, i cili do të jetë i dobishëm për vendin dhe natyrisht pas përfundimit të mandatit do ta vlerësojë punën time se a kam qenë i dobishëm dhe a duhet të vazhdojë”, tha ai.
Dyshimet për largimin e Rrahmanit nga Vetëvendosja janë ngritur pas shpërfaqjes së dallimeve në qëndrime për disa çështje me partinë e tij.