Pas suksesit të albumit të tij më të fundit, Don Xhoni po vazhdon turin veror me koncerte në qytete të ndryshme. Mbrëmjen e djeshme, reperi performoi në Gjakovë, ku u përfshi në një incident të papritur.
Gjatë koncertit, një person nga publiku duket se e ka provokuar artistin. Megjithatë, nga videot që po qarkullojnë në TikTok nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht përpara reagimit të tij.
Në një moment, Don Xhoni reagoi duke i hedhur pijen në drejtim të personit në fjalë.
Pak sekonda më vonë, në skenë u afrua edhe vëllai i tij, Leonardi, por reperi e ndaloi menjëherë, duke mos lejuar që situata të përshkallëzohej në një konflikt më të madh.
Pasi u qetësua situata, Don Xhoni vijoi performancën normalisht, duke mos e ndërprerë koncertin.
Videoja e incidentit është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar mënyrën se si artisti reagoi ndaj provokimit.
