Një moment i pazakontë i regjistruar në rrugët e Tiranës është bërë viral në rrjetet sociale dhe po komentohet gjerësisht nga përdoruesit.
Në një video që po qarkullon në platforma të ndryshme, një turiste e huaj shihet duke ndaluar pranë një muzikanti rruge, i cili po interpreton muzikë popullore shqiptare.
E rrëmbyer nga ritmi, turistja nis të kërcejë para tij, ndërsa më pas bën edhe lëvizje provokuese, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve dhe personave të pranishëm.
Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku kanë nxitur reagime të ndryshme. Disa e kanë cilësuar si një moment spontan dhe argëtues që tregon atmosferën pozitive që përjetojnë turistët në Shqipëri.
Të tjerë, ndërkohë, e kanë konsideruar sjelljen të papërshtatshme për një hapësirë publike dhe kanë kritikuar mënyrën se si turistja u soll pranë muzikantit të rrugës.
Videoja vazhdon të marrë mijëra shikime dhe komente, duke u kthyer në një nga momentet më të diskutuara të ditës në rrjetet sociale.