“Turp për ju!” – Einxhel reagon ashpër pas sulmeve për pamjen e saj (FOTO) – ekskluzivet

Einxhel Shkira ka reaguar publikisht pas komenteve kritike që mori në rrjetet sociale lidhur me pamjen e saj dhe ndërhyrjet estetike.

 

Përmes një reagimi të fortë, moderatorja u shpreh e revoltuar ndaj mënyrës si gratë vazhdojnë të sulmojnë dhe gjykojnë njëra-tjetrën për paraqitjen fizike.

“Jeni shembulli më i shëmtuar në rrjete sociale,” – shkroi Einxhel, duke dënuar gjuhën negative dhe bullizmin online.

 

Ajo theksoi se nuk arrin ta kuptojë pse ka kaq shumë urrejtje dhe komente për pamjen e njerëzve, ndërsa shtoi se secili duhet të fokusohet më shumë te vetja sesa te jeta apo fytyra e të tjerëve.

Reagimi i moderatores ka marrë menjëherë mbështetje nga shumë ndjekës, të cilët kanë komentuar fenomenin e gjuhës toksike dhe presionin që përjetojnë personazhet publikë në rrjetet sociale.