Sulmoi fansin në koncert, Don Xhoni reagon për herë të parë (FOTO)

Pas suksesit të albumit të tij më të fundit, Don Xhoni po vazhdon turin veror me koncerte në qytete të ndryshme. Mbrëmjen e djeshme, reperi performoi në Gjakovë, ku u përfshi në një incident të papritur.

 

Gjatë koncertit, një person nga publiku duket se e ka provokuar artistin. Megjithatë, nga videot që po qarkullojnë në TikTok nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht përpara reagimit të tij.

Në një moment, Don Xhoni reagoi duke i hedhur pijen në drejtim të personit në fjalë.

 

Pak sekonda më vonë, në skenë u afrua edhe vëllai i tij, Leonardi, por reperi e ndaloi menjëherë, duke mos lejuar që situata të përshkallëzohej në një konflikt më të madh.

Pasi u qetësua situata, Don Xhoni vijoi performancën normalisht, duke mos e ndërprerë koncertin.

Videoja e incidentit është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar mënyrën se si artisti reagoi ndaj provokimit.