PDK merr vendim te fuqishem, i kthen pergjigje Albin Kurtit

Partia Demokratike Kosovës i ka thënë “jo” takimit me liderin e VV-së, Albin Kurti.

 

Gazeta Nacionale ka mësuar se PDK-ja ka vendosur që të refuzojë ftesën e Kurtit për takim.

Burimet e gazetës brenda kësaj partie kanë bërë me dije se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, shumë shpejt do t`i përgjigjet zyrtarisht lideri të VV-së.

 

Edhe pas takimit të parë Hamza kishte thënë se PDK-ja do të qëndrojë në opozitë.

“Bazuar në bisedat që kemi pasur, normalisht korrekte, qëndrimi ynë është të qëndrojmë në opozitë në këtë mandat”, kishte thënë Hamza pas takimit të parë me Kurtin.