Humbje e rëndë për deputeten Elda Hoti, ndërron jetë bashkëshorti i saj 46-vjeçar.
Deputetja e Partisë Demokratike në Shqipëri, Elda Hoti, është përballur me një humbje të rëndë familjare, pasi bashkëshorti i saj, Ladi Ndoja, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerit, të cilët kanë njoftuar se Ladi Ndoja ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Vdekja e tij ka shkaktuar dhimbje te familjarët, miqtë dhe të afërmit, ndërsa mesazhe ngushëllimi kanë filluar të publikohen edhe në rrjetet sociale.
Me një mesazh prekës, deputetja Elda Hoti i dha lamtumirën bashkëshortit të saj, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen.
“U prehsh në paqe, i miri i zemrës sime! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën”, ka shkruar ajo.