Vrasja e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër ka tronditur opinionin publik, pasi një 57-vjeçar, i identifikuar si Shqefen Ziçi, ka ekzekutuar me armë gjahu bashkëshorten e tij brenda banesës.
Sipas të dhënave paraprake të hetimit, gruaja është qëlluar tre herë me çifte, ndërsa motivi i krimit mbetet ende nën verifikim. Një nga pistat që po shqyrtojnë hetuesit lidhet me një telefonatë të marrë nga viktima pak para ngjarjes, e cila dyshohet se ka nxitur një konflikt mes bashkëshortëve me sfond xhelozinë.
Çifti ishte prind i dy fëmijëve, por jetonte vetëm. Nga verifikimet e deritanishme nuk rezultojnë kallëzime të mëparshme për dhunë në familje, kërkesa për urdhër mbrojtjeje apo sinjalizime nga persona të afërt që mund të tregonin probleme të vazhdueshme në marrëdhënien e tyre.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se autori i dyshuar nuk ka dhënë ende shpjegime mbi rrethanat e krimit dhe nuk ka bashkëpunuar me grupin hetimor. Ndërkohë, ekspertët po analizojnë telefonin e viktimës për të hedhur më shumë dritë mbi motivin e ngjarjes.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe shkaqet që çuan në këtë krim të rëndë, ndërsa rasti rikthen edhe një herë në vëmendje fenomenin e dhunës dhe vrasjeve brenda familjes, që mbetet një nga sfidat më serioze sociale në vend, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE