Qeveria pritet të ndajë nga 100 euro për disa kategori të qytetarëve në kuadër të masave mbështetëse sociale dhe ekonomike.
Sipas informacioneve, përfitues të kësaj mbështetjeje pritet të jenë studentët, punëtorët e sektorit privat, pensionistët, fëmijët si dhe lehonat, raporotn Gazeta Minuti.
Kjo mbështetje financiare po konsiderohet si një ndihmë shtesë për qytetarët përballë rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës.
Detaje të tjera lidhur me mënyrën e aplikimit dhe datën e ekzekutimit të pagesave pritet të bëhen publike nga institucionet përgjegjëse në ditët në vijim.