Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon “Inflacioni 2.0”, e cila parasheh mbështetje financiare për disa kategori të qytetarëve në përballje me rritjen e çmimeve dhe kostos së jetesës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga kjo pako do të përfitojnë pensionistët, punëtorët e sektorit privat, fëmijët dhe studentët aktivë, të cilëve do t’u ndahen nga 100 euro.
Sipas vendimit të miratuar nga ekzekutivi, pensionistët dhe familjet me fëmijë pritet t’i marrin mjetet gjatë javës së ardhshme, ndërsa punëtorët e sektorit privat do të duhet të aplikojnë për të përfituar mbështetjen financiare. Po ashtu, edhe studentët do të mund të aplikojnë për subvencionin prej 100 eurosh.
Burime të “Gazeta Minuti” bëjnë të ditur se aplikimi për subvencionimin prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat dhe studentët pritet të hapet javën e ardhshme. Sipas këtyre informacioneve, të drejtë për të përfituar do të kenë punëtorët e sektorit privat që kanë pagë nën 1000 euro, ndërsa pagesa prej 100 eurosh do të ekzekutohet pas verifikimit të aplikimeve.
Qeveria ka theksuar se kjo pako synon të lehtësojë barrën financiare të qytetarëve përballë inflacionit, ndërsa detajet për procedurat e aplikimit dhe ekzekutimit të pagesave pritet të publikohen në ditët në vijim. Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon “Inflacioni 2.0”, e cila parasheh mbështetje financiare për disa kategori të qytetarëve në përballje me rritjen e çmimeve dhe kostos së jetesës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga kjo pako do të përfitojnë pensionistët, punëtorët e sektorit privat, fëmijët dhe studentët aktivë, të cilëve do t’u ndahen nga 100 euro.
Sipas vendimit të miratuar nga ekzekutivi, pensionistët dhe familjet me fëmijë pritet t’i marrin mjetet gjatë javës së ardhshme, ndërsa punëtorët e sektorit privat do të duhet të aplikojnë për të përfituar mbështetjen financiare. Po ashtu, edhe studentët do të mund të aplikojnë për subvencionin prej 100 eurosh.
Burime të “Gazeta Minuti” bëjnë të ditur se aplikimi për subvencionimin prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat dhe studentët pritet të hapet javën e ardhshme. Sipas këtyre informacioneve, të drejtë për të përfituar do të kenë punëtorët e sektorit privat që kanë pagë nën 1000 euro, ndërsa pagesa prej 100 eurosh do të ekzekutohet pas verifikimit të aplikimeve.
Qeveria ka theksuar se kjo pako synon të lehtësojë barrën financiare të qytetarëve përballë inflacionit, ndërsa detajet për procedurat e aplikimit dhe ekzekutimit të pagesave pritet të publikohen në ditët në vijim.