Irani ka vënë në funksion një mekanizëm të ri për rregullimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, raportoi të martën televizioni shtetëror iranian Press TV.
Sipas raportimit, të gjitha anijet që synojnë të kalojnë përmes kësaj rruge detare do të marrin një email nga një adresë e lidhur me Autoritetin e Ngushticës së Gjirit Persik, PGSA. Mesazhi do t’i informojë ato për rregullat dhe procedurat e reja të kalimit.
Anijet duhet të pajisen me leje tranziti përpara se të kalojnë nëpër ngushticë, e cila konsiderohet një nga pikat më të rëndësishme në botë për transportin e naftës.
Press TV e përshkroi nismën si “sistem qeverisjeje sovrane” dhe raportoi se ajo tashmë është funksionale në Ngushticën e Hormuzit.