Gani Geci ka publikuar një status me tone ironike dhe politike pas vizitës së tij në Skenderaj

Ai tregoi se gjatë një qëndrimi në një kafene, kishte takuar disa të rinj nga Polaci, Klina dhe Llausha, pikërisht në lokalin ku sipas tij kishte ndodhur edhe një ndeshje boksi.
“Në Skenderaj, tu pi kafe për qef, më thirrën qeta djem të rinj… A dini bre qa kam hjek unë prej të shameve të juve”, shkroi Geci me humor në reagimin e tij.
Në statusin e publikuar, ai komentoi edhe zhvillimet politike, duke iu referuar emrave të Dejona Mihajli dhe Albin Kurti.
Postimi i tij ka ngjallur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale.