E tmerrshme çfarë bëri në emër të Faton Pecit përmes Whatsappit

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar publikisht pasi, sipas tij, një numër telefoni në aplikacionin WhatsApp është duke keqpërdorur emrin e tij për komunikime mashtruese dhe diskredituese.

Përmes një njoftimi, Peci u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të mos bien pre e mesazheve apo kontakteve që bëhen në emrin e tij.

“Të dashur qytetarë, tani kuptova se ditëve të fundit ky numër telefoni në WhatsApp qenka duke keqpërdorur emrin tim me biseda inkriminuese dhe diskredituese. Ju lutem, kushdo që kontakton me ju në emrin tim, mos bini pre e mashtrimeve”, ka deklaruar ai.

Kryetari ka apeluar tek qytetarët që çdo komunikim të dyshimtë ta raportojnë dhe të verifikojnë burimet zyrtare para se të reagojnë ndaj mesazheve që mund të shpërndahen në emrin e tij.