Imami i njohur nga Drenasi, hoxhë Osman Musliu, ka konfirmuar kandidimin e tij për deputet në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, duke hyrë kështu zyrtarisht në garën politike.
Burime të afërta për Gazeta Minuti bëjnë të ditur se kandidimi i tij nuk ka ardhur rastësisht, por se ka qenë kërkesë dhe insistim i drejtpërdrejtë i kryeministrit dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti.
Sipas këtyre burimeve, Kurti e ka parë Musliun si figurë me ndikim të madh në Drenicë dhe më gjerë, duke konsideruar se përfshirja e tij në listë mund të sjellë mobilizim të elektoratit në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Konfirmimi i kandidimit të hoxhë Osman Musliut tashmë ka nxitur reagime të shumta në opinion, sidomos për faktin se ai ka qenë një figurë mjaft e komentuar ndër vite për deklaratat dhe qëndrimet e tij publike.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë pritet të mbahen më 7 qershor, ndërsa partitë politike tashmë kanë nisur finalizimin e listave të kandidatëve për deputetë
Postimi i tij: