LVV ia cakton këtë numër në listë Andin Hotit

Andin Hoti me numër 11 në listën e LVV-së.

Postimi i tij:

 

Në legjislaturën e 11-të, përsëri me numrin 11 në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Këtë po e marr si përgjegjësi edhe më të madhe për të vazhduar punët që kemi nisur bashkë.

Sepse kjo rrugë nuk ka qenë e lehtë.
Deshën ta lodhin Albin Kurtin.
Deshën ta shantazhojnë.
Deshën ta detyrojnë të dorëzohet.

Por kanë gjetur njeriun e gabuar.
Albin Kurti nuk dorëzohet.
Nuk tërhiqet.
Nuk shantazhohet.
Nuk e lëshon rrugën që ia ka dhënë populli.
Sepse pas tij është sovrani. 🇽🇰
Kosova sot ka nevojë për vazhdimësi, për shtet, për drejtësi dhe për punë që nuk ndalen në gjysmë.

E dikush mendoi që duke pasur fatin aksidental të jetë në kohë dhe vend të caktuar, mund të shkel vullnetin e sovranit…
Por, ata një gjë duhet kuptuar mirë:
Legjitimiteti për të udhëhequr nuk dhurohet nga rrethanat apo rastësia politike. Ai buron nga vullneti i popullit.

Falënderoj me zemër qytetarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, Kryeministrin Albin Kurti për besimin dhe përgjegjësinë e dhënë, si dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! për rrugëtimin e përbashkët në shërbim të Republikës.

Me 7 Qershor:
Levizja Vetëvendosje ✅
Albin Kurti 1
Andin Hoti 11