Pamjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq gjatë një mbrëmjeje në Beograd janë bërë virale në rrjetet sociale, duke nxitur komente ironike dhe aludime për gjendjen e tij gjatë argëtimit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas publikimit të disa pamjeve nga një mbrëmje në restorantin Savanova në Beograd, ku shihet duke kënduar dhe duke kaluar kohë me bashkëpunëtorët e tij.
Sipas mediumit kroat Index.hr, në këtë mbrëmje ishin të pranishëm edhe Ana Bërnabiq dhe kryeredaktori i Informer-it, Dragan J. Vuçiqeviq.
Gjatë argëtimit, Vuçiq është parë duke kënduar këngën e njohur të Oliver Dragojeviqit, “A sad adio”, ndërsa pamjet e publikuara kanë marrë vëmendje të madhe në internet.
Pamjet që nxitën reagime në rrjetet sociale
Një pjesë e përdoruesve të rrjeteve sociale kanë komentuar sjelljen e presidentit serb, duke ngritur pyetje nëse ai ishte nën ndikimin e alkoolit.
“A është i dehur?”, ishte një nga komentet që u shpërnda në rrjetet sociale, ndërsa të tjerë e ironizuan atmosferën dhe mënyrën se si Vuçiq shfaqej në video.
Videoja e publikuar nga Vuçiq
Pamjet nga mbrëmja janë publikuar edhe në llogarinë zyrtare të Aleksandar Vuçiqit në Instagram.