Adelina Thaçi-Metaj thumbon Adriana Matoshin: Artiste që zërin e përdor për sulme politike, asnjë angazhim për teatrin e kulturën

Reagimi shihet si kritikë ndaj deputetes së VV-së për gjuhën politike ndaj opozitës.

Reagimi i Thaçi-Meta për rolin e artistëve në shoqëri është interpretuar si një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj Adriana Matoshit, deputete e Lëvizja Vetëvendosje dhe njëherësh aktore.

 

Në mesazhin e saj, Thaçi-Meta ka kritikuar ashpër ata që, sipas saj, mbajnë titullin e artistit por e përdorin zërin për sulme dhe përçarje politike, në vend që të kontribuojnë në ngritjen e debatit publik dhe bashkimin e shoqërisë.

“Ka njerëz që mbajnë titullin ‘artist’, por e përdorin zërin vetëm për të sulmuar, jo për të ndërtuar… Kjo nuk është art. Kjo nuk është kulturë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka theksuar se artisti i vërtetë duhet të jetë zë i ndërgjegjes dhe jo “megafon i urrejtjes”, duke shtuar se përgjegjësia rritet edhe më shumë kur një artist është pjesë e përfaqësimit politik.

Edhe pse nuk ka përmendur emra konkretë, mesazhi i saj është parë si një aludim për Matoshin, e cila shpesh është e zëshme në mbrojtje të partisë së saj dhe kritike ndaj opozitës.