Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në “Tesla”

Ministrit të Financave, Hekuran Muratit i është shtuar vlera e aksioneve që mban në kompanitë e huaja “Tesla” dhe “Netflix”.

 

Vlera e aksioneve të Muratit në kompaninë amerikane teknologjike “Tesla” ka shkuar në rreth 46 mijë euro, krahasuar me 39 mijë euro sa vlenin vitin e kaluar, raporton Paparaci.

Ndërsa, aksionet që ai mban në kompaninë “Netflix” janë zbritur nga rreth 17 mijë në 16 mijë euro, sipas formularit të deklarimit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Murati posedon aksione edhe në kompanitë gjermane “Allianz” dhe “Volkswagen”. Meposhte keni raportin: