Vdes Genti, djali i vetëm i familjes nga Prizreni

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Prizrenit, ku ka ndërruar jetë i riu Gent Jelliqi, djali i vetëm i familjes, raporton Gazeta Minuti.

Sipas informacioneve të para, lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe tek familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën. Genti përshkruhet si një i ri i urtë dhe i dashur për rrethin shoqëror, ndërsa humbja e tij konsiderohet e parakohshme dhe e rëndë për komunitetin.

Familja Jelliqi është në zi të thellë për humbjen e më të dashurit të tyre, ndërsa të afërm, miq dhe qytetarë kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të vdekjes, ndërsa pritet që ditëve në vijim të ketë më shumë informacione.