Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se përpiqet ta shfrytëzojë maksimalisht kohën gjatë ditës, duke theksuar se nuk ndalet së punuari as gjatë udhëtimeve me veturë. Sipas tij, edhe kur është në lëvizje, vazhdon komunikimin dhe koordinimin me bashkëpunëtorët e tij.
“Unë edhe në veturë punoj, bisedoj me ministrat dhe nuk humbas kurrë kohë”, është shprehur Kurti, duke lënë të kuptohet se angazhimet e tij vazhdojnë gjatë gjithë ditës.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime të ndryshme në publik dhe në rrjetet sociale.