Nëse ke vënë re që dera e furrës është bërë gjithnjë e më e ndotur me yndyrë e papastërti, nuk je vetëm. Me kalimin e kohës, pamja përmes saj zbehet dhe bëhet e vështirë të kontrollosh gatimin nga jashtë.
Por sipas ekspertëve të pastrimit nga faqja Oven Clean, nuk ke nevojë për produkte të shtrenjta kimike për ta pastruar. Mjafton një limon, ose dy.
“Kur jeta të jep limonë, përdori për të pastruar furrën!”, thonë ata.
Limonët kanë veti antibakteriale dhe zbardhuese, ndërsa acidi citrik ndihmon në shpërbërjen e yndyrës dhe ndotjeve. Kombinuar me pak kripë, limoni mund të zëvendësojë me sukses shumë pastrues të zakonshëm.