Reagon Valon Syla: E lëshova studion se unë s’jam lepur

Gazetari Valon Syla ka reaguar pas përplasjes që pati me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Përmes një postimi në Facebook, Syla ka thënë se do ta kishte vazhduar debatin, por gjuha kërcënuese para dhe gjatë diskutimit e ka bërë situatën të papranueshme.

“E kisha vazhdu debatin në T7, por me gjuhë kërcënuese para dhe gjatë debatit s’është gjithmonë e tolerueshme… është një kufi. Mendoj se isha korrekt… por në mungesë argumenti, ofendimet se je i paguar, je i pitë e tjerë, si arsyetojnë përgjigjet që s’i mora”, ka shkruar Syla.

Ai ka thënë se në studio është përdorur një “monolog komandatash”, që sipas tij “vlen për ushtri, jo për studio”.

Syla ka treguar edhe pyetjen e tij për Lladrovcin:

“Pyetja e thjeshtë ke: Fitove, urime… por pse po don me hi me zor në zyre të PDK? Qysh do me u pajtu e me kalu këtê pezmatim…”

Sipas tij, në vend të përgjigjes ka vazhduar ofendimi, ndërsa ai ka ironizuar duke thënë: “Fatkeqësisht unë s’kam kerr me kali… e as leper s’jam.”