Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po e komplikojnë qëllimisht situatën në Kuvendin e Kosovës.
Ai tha se ky veprim synon të shmangë interpretimin e drejtë të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
“Edhe ata nuk po bëjnë gabim nga mosdija apo pahiri, por qëllimisht po duan që aktgjykimi i Gjykatës të mos lexohet si duhet. Për shembull, ata thonë se votimi i fshehtë nuk është antikushtetues, sipas arsyetimit të tyre pas daljes së tekstit të aktgjykimit,” u shpreh Ymeri.
“Kjo mjegullnajë nuk po e mban Albin Kurtin në pushtet dhe nuk po i shërben askujt. Nuk duhet mbajtur më tej kjo situatë e turbullt, veçanërisht nga partia që po bllokon procesin qëllimisht,” përfundoi Ymeri gjatë debatit me Sadri Ramabajën.