Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar qeveri të tranzicionit me të gjitha partitë shqiptare, duke e refuzuar kështu edhe ftesën e kreut të VV’së Albin Kurti për koalicion. Këtë e ka konfirmuar sot gjatë ditës Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media.
“Ju kam njoftuar se nuk mund të flas për partitë tjera, po flasim për Qeveri të domosdoshme për Kosovën. Me kryeministër dhe kabinet unikues. Para se të shkojmë në zgjedhje na duhet një qeveri kombëtare, pjese e secilës jemi te gjitha partitë politike shqiptare”, deklaroi Abdixhiku.
Menjëherë pas këtij refuzimi, eksponentë të VV’së janë lëshuar në sulme kundër LDK’së.
Deputeti Armend Muja ka reaguar duke thënë se “humbësi nuk i dërgon ftesa fituesit”, ndërsa tha se kjo është arsyeja edhe pse Vetëvendosje e PDK s’i janë përgjigjur kësaj ftese nga partia e tretë që doli në zgjedhje.
Si duket ky postim i Mujës i ka pëlqyer ish-zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili e shpërndau në profilin e tij në Facebook.
Ja reagimi i tij i plote: