Sapo u punesua njeriu i Dejona Mihalit do te shokoheni se ne cfare pozite

Vala e ndryshimeve që papritur ka përfshirë sot Policinë e Kosovës ka prekur edhe departamentin më të ndjeshëm në Policinë e Kosovës, Departamentin e Hetimeve.

 

Gazeta Nacionale ka mësuar se në kryer të kësaj drejtorie është vendosur nënkolonel Fehmi Xhata.

Ai prej vitesh është pjesë e Policisë së Kosovës dhe deri me tani ka drejtuar Drejtorinë e Departamentit për Kufi.

 

Burimet e gazetës brenda Policisë së Kosovës kanë bërë me dije se Xhata është njeri shumë i besueshëm i pushtetit të Albin Kurtit brenda forcave të rendit.

Të njëjta burime kanë bërë me dije se Xhata njihet si njeri që ka raporte shumë të afërta me koordinatoren e Komiteteve të VV-së, Dejona Mihali.

Gjithashtu, burimet kanë treguar se ai ka qenë njeriu më i besueshëm në polici i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Nënkoloneli Fehmi Xhata në këtë post do të jetë pasardhës i drejtorit të deritashëm Agron Neza, i cila ka udhëhequr një strukturë me përgjegjësi të rëndësishme në hetimin e kriminalitetit, krimit të organizuar dhe veprave të rënda penale.

Nezaj ka qenë pjesë e delegacioneve të larta policore në takime ndërkombëtare dhe bashkëpunime me institucione të sigurisë.

Ende nuk dihet se ku do të dërgohet për shërbim Agron Neza.

Ajo që dihet është se kush do ta zëvendësojë nënkoloneli Fehmi Xhata në Drejtorinë e Departamentit për Kufi.

Kjo drejtori tani e tutje do të udhëhiqet nga Veton Elshani, i cili deri me tani ka qenë zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut.Kush janë emrat tjerë?

Ndryshmet që ka urdhëruar ministri Xhela Sveçla, pas largimit të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, prekin edhe shumë drejtori tjera.

Gazeta Nacionale merr vesh nga burime brenda Policisë se rreth 20 zyrtarë të lartë do të preken nga largimet prej pozitave aktuale, transferimet dhe emërimet e reja, në atë që mund të jetë një prej riorganizimeve më të mëdha të viteve të fundit në këtë institucion.

Këto ndryshime në shumicën e rasteve janë larguar ata që nuk i janë përshtatur pushtetit të VV-së dhe janë avancuar zyrtarët që janë parë si lojal ndaj ministrit Sveçla dhe pushtetit të VV-së.

Një tjetër emër që përfshihet në listën e ndryshimeve është Fatos Makolli, zyrtar me përvojë të gjatë në strukturat e hetimeve dhe të sigurisë.

Makolli ka qenë drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit, koordinator kombëtar kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, si dhe drejtor i Divizionit për Hetimin e Krimeve.

Sipas burimeve të Nacionales, edhe Makolli pritet të preket nga ndryshimet, por ende nuk dihet pozita e tij e ardhshme.

Një prej lëvizjeve më të rëndësishme pritet të jetë emërimi i koloneles Taibe Canolli-Brajshori në pozitën e zëvendësdrejtores së përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Canolli-Brajshori aktualisht drejton Departamentin e Burimeve Njerëzore. Ajo është pjesë e Policisë së Kosovës që nga viti 2000 dhe gjatë karrierës ka ushtruar disa funksione të rëndësishme drejtuese. Në vitin 2018 është shpërblyer me çmim ndërkombëtar për lidership policor.

Në vend të saj, sipas burimeve të Nacionales, pritet të emërohet kolonel Agron Rukiqi, aktualisht drejtor i Policisë Rajonale në Gjilan.

Rukiqi e njeh mirë Departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi në të kaluarën ka qenë drejtues i tij. Me këtë ndryshim, ai praktikisht do të rikthehej në një strukturë që e ka udhëhequr më herët.

Ndërkaq, në pozitën që pritet ta lirojë Rukiqi në Gjilan, do të emërohet Luan Keka, drejtori shumëvjeçar i Kundërterrorizmit.