Djali i Jakup Krasniqit ka folur nga Haga për IndeksOnline, pak orë para shpalljes së verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me procesin gjyqësor dhe pritjet për vendimin që pritet të merret.
“Nuk ka prova, nuk ka dëshmi”, është shprehur ai, duke theksuar bindjen e tij se gjatë procesit nuk janë paraqitur prova që, sipas tij, do të dëshmonin akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në Hagë ndërkohë janë mbledhur mijëra shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora, të cilët po presin verdiktin. Atmosfera është e mbushur me emocione dhe pritje, ndërsa vendimi pritet të përcaktojë të ardhmen e procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.