Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme seancën e gjashtë konstituive, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, propozoi sërish Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës. Ai u kërkoi votën edhe partive të tjera, duke u thirrur në tentim për të zhbllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Periskopi.
Kjo është hera e katërt që Haxhiu propozohet për këtë post, por pa rezultat. Ajo nuk ka arritur asnjëherë të sigurojë 61 votat e nevojshme. As në këtë seancë ajo nuk ka marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit. Haxhiu ka pasur 57 vota për, 47 vota kundër, dhe 3 abstenime.
Nisma sërish ka abstenuar.
Por një gjë të tillë dikur e kishte bërë edhe VV, në vitin 2017.
Vetëvendosje e kishte kundërshtuar ashpër zgjedhjen e Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit.
Madje në një deklaratë publike Glauk Konjufca i VV’së, ishte shprehur kështu:
“Meqenëse Kadri Veseli do të rrrëzohet dhe koalicioni PAN do të detyrohet ta vendosë tjetër perosn në funksion të kryeparlamentari të Republikës së Kosovës.” kishte thënë ai.