Upss, po kjo cfarë ishte? Motra e Gjestit i thotë dy fjalë Eglit para gjithë shqiptarisë! Ja si i priti ajo

Një nga momentet më prekëse të mbrëmjes në Big Brother VIP Albania ishte takimi i Gjestit me motrën e tij, një surprizë që emocionoi jo vetëm atë, por edhe gjithë publikun.

Pasi u përqafuan mes lotësh dhe ndanë disa fjalë të ndjera, motra e tij nuk harroi të përshëndeste banorët, por veçanërisht Eglin, banoren me të cilën Gjesti ka krijuar një lidhje të afërt brenda shtëpisë.

Ky gjest i saj u vu menjëherë re nga ndjekësit, të cilët e panë si një shenjë miratimi për raportin mes Gjestit dhe Eglit.

Më herët gjatë spektaklit, Gjesti kishte ndarë një rrëfim të sinqertë për jetën e tij, ku foli për vështirësitë e fëmijërisë, sfidat familjare dhe dashurinë e madhe për motrën, e cila ka kaluar një periudhë të vështirë.