“Ja ky…” Nuk ndalet Jul Deda i vendosur të nxjerrë Gjestin keq — publikon videon e papritur!

Ditën e sotme, përmes një postimi në InstaStory, aktori Jul Deda reagoi për situatën e fundit që ndodhi në Big Brother VIP Albania, mes dy banorëve, Gjestit dhe G Banit.

Gjesti dhe Bani hynë bashkë në tualet, duke rrezikuar të përfundojnë në nominim kokë më kokë.

Ishte Gjesti ai që e nxiti këtë situatë, për të cilën Deda u shpreh në InstaStory:

“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat, bëje tamam, e jo ta kopjosh keq”.

Mirëpo aktori nuk e ka lënë me kaq! Ai ka postuar edhe një video në TikTok, ku “kryqëzon” Gjestin duke e quajtur sërish “kopje e Luizit”, këtë herë me ‘prova’.