Pas përfundimit të intervistës së tij në Tëvë 1, Gani Geci është përballur me një pritje të veçantë nga të rinjtë. Dhjetëra persona kanë pritur në radhë për të bërë fotografi me të.
Pamjet e publikuara tregojnë momentet pas intervistës, ku të rinjtë i janë afruar Gecit për foto dhe për ta përshëndetur nga afër. Ky moment ka tërhequr vëmendje, sidomos për shkak të numrit të madh të personave që prisnin.
“Faleminderit, rini e dashur”, ka shkruar Geci, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe pritjen që mori pas daljes nga intervista. Në fotot e publikuara mund të shihni momentin e krijuar pas përfundimit të emisionit.