Një person është arrestuar sot në Podujevë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se qytetari ka disa ditë që po lëvizte me armë në brez dhe në disa raste arma i vërehej edhe në kafiteritë e qytetit.
Por lëvizjet prej gangsterit për të kanë marrë fund që sot.
Njësiti policor e ka arrestuar pasi kishtë përcjellur lëvizjet e sotme ku i vërehej edhe arma.
Qytetari po lëvizte lirshëm me një Mercedes luksoz dhe po sfidonte shtetin me sjelljet e tij.