Ngjarje tronditese sapo i ndodhi ketij 8 vjeqari ne Podujeve ne shkolle

Një nxënës 8-vjeçar ka pësuar lëndim në këmbë pasi dyshohet se e ka zënë dera e oborrit të shkollës “Xheladin Rekaliu” në Podujevë. Ngjarja ka ndodhur më 23 tetor, pas përfundimit të mësimit.

 

Drejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, tha për Sinjalin se, sipas informacioneve që ka marrë nga drejtori i shkollës, në ngjarje ishin përfshirë edhe dy nxënës të tjerë. Ai tha se nxënësit e kishin shtyrë derën me forcë dhe se 8-vjeçari kishte pësuar lëndim në këmbë.

 

Fetahu tha se drejtori i shkollës i ka shqyrtuar pamjet e kamerave të sigurisë dhe e ka raportuar rastin në Polici. Për ngjarjen janë njoftuar edhe prindërit e nxënësve.