Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim zyrtarët e ambasadës amerikane në Prishtinë.
Përmes një njoftimi për media, ambasada amerikane ka bërë me dije se mezi pret të punojë me presidenten e re.
Sipas njoftimit, ambasada amerikane mbetet e përkushtuar të punojë me institucionet e Kosovës për avancimin e prioriteteve.
“Ambasada amerikane mezi pret të punojë me Justina Shiroka Pula, Presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës. Ambasada amerikane mbetet e përkushtuar të punojë me institucionet e Kosovës për avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin reciprok”, ka është thënë në njoftimin e ambasadës. Videon e keni ne vazhdim: