Burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se është gjetura vetura e Remzi Arifi, i dyshuar për vrasjen e të birit në Pogragjë të Gjilanit.
Sipas këtyre burimeve, vetura është gjetur në zonën e fshatit Sllubicë.
Të dielën, Remzi Arifi dyshohet se privoi nga jeta të birin, 29-vjeçar. Sipas policisë, i njëjti ndodhet ende në arrati, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e të njëjtit.
Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata. Ndiqni pamjet me poshte: