Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar sërish pas konferencës së mbajtur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Në një postim në rrjetin social Facebook, në gjithë këtë situatë, Gjini ka thënë se Kurti zbuloi veten.
“Po i duket që i dërrmoi PDK-në dhe LDK-në, por po harron se në të njëjtën kohë e zbuloi edhe veten, se sa i pandershëm, sa mashtrues dhe sa brutal është kundër qytetarëve të Kosovës.”, ka shkruar Gjini. /Klankosova.tv